Nëna e 5 fëmijëve nuk lë vend për imagjinatë – fotografohet “topless”

27 korrik 2022 | 12:19

Vera evropiane ka shpërthyer me temperaturat që kanë arritur në 45 gradë dhe plazhet janë mbushur me njerëz që kërkojnë pak lehtësim.

Dhe të famshmit nuk bëjnë përjashtim, prandaj Ëanda Nara fluturoi në Ibiza dhe iu bashkua këtij trendi që zgjedhin këto brigje për të kaluar ditët më të nxehta të vitit.

Teksa po shijonte një zhytje në ujë, agjentja sportive u inkurajua të hiqte pjesën e sipërme të rrobave të banjës dhe u argëtua për fotot.

Gruaja e sulmuesit të PSG, Mauro Icardi u fotografua nga paparacët në Ibiza duke bërë një banjë ‘topless’.

Ëanda ka qenë në shoqërinë e disa miqve ndërsa në ujë ka shijuar diellin e pasdites në resortin e famshëm bregdetar, i preferuar nga futbollistët dhe VIP-at.

Në foto, Ëanda Nara nuk mund të mbulonte gjoksin e saj në mënyrë adekuate duke zbuluar më shumë se që duhej nga pjesët intime.

Pas pushimeve, Ëanda do të kthehet në Paris për të qëndruar pranë bashkëshortit të saj, ajo përveçse bashkëshorte është edhe agjente e Icardit.

Ndërsa Ëanda kënaqet në Ibiza, prezenca e punës së sulmuesit varet në balancë dhe dyshimet për të ardhmen e tij në Paris Saint Germain janë gjithnjë e më të pasigurta.

Për momentin, ai është ende në garë dhe futbollisti ka hyrë në listën e lojtarëve që kanë udhëtuar drejt Japonisë në kuadër të një turi në të cilin PSG planifikon të luajë disa miqësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti monogask i Ferrarit, Charles Leclerc ende nuk e ka…