Nëna e 9-vjeçares që vdiq në QKUK fajëson mjekët për neglizhencë

17 shkurt 2022 | 09:08

Një vajzë nëntëvjeçare ka vdekur mbrëmjen e së mërkurës në QKUK. Policia në raportin 24-orësh ka dhënë detaje për këtë rast.

Nëna e 9-vjeçares ka deklaruar në polici se vajza e saj ishte duke marrë trajtim mjekësor dhe dyshon që si pasojë e neglizhencës së mjekëve, vajza e saj ka vdekur.

Rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Hetim i vdekjes-Prishtinë16.02.2022 – 19:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj nëntë vjeçe ishte duke në trajtim mjekësor dhe dyshon se nga neglizhenca e mjekëve vajza e saj ka ndërruar jetë. Është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pa jetë është marrë nga mjekësia ligjore për Obduksion”, ka bërë të ditur policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy adoleshentët amerikanë që u përleshën në qendrën tregtare “Bridgewater”…