Nëna e Besnik Tahirit dhuron 400 euro për Ushtrinë (dokument)
08 mars 2022
| 17:20
Nëna e shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahirit, Hasime Tahiri, ka dhuruar 400 euro (dy pensione) për Fondin e Sigurisë – Ushtrinë.
Lajmin e ka bërë me dije Besnik Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ajo këtë ndihmë për Ushtrinë e ka bërë sot me rastin e 8 Marsit.
“Nënë e dashur; Prej teje kam mësuar se si duhet familja, se si duhet atdheu, se si duhet njeriu! Sot po mësoj se si duhet ushtria e një populli ushtar. Do ta ndjek shembullin tënd që ta ndihmoj fondin e ushtrisë. Sot me 8 mars, në ditën tënde, faleminderit Nënë!”, ka shkruar Tahiri.