Nëna e Bianca Censori-t merr avionin për të shpëtuar të bijën nga Kanye West
Kanye West po përpiqet të ndryshojë sjelljen pas shqetësimeve të nënës së gruas së tij, Bianca Censori.
Sipas DailyMail, burime të brendshme pohuan se nëna e 29-vjeçares, Alexandra mori avionin për të shpëtuar vajzën e saj, mes shqetësimeve se ajo po kontrollohej nga reperi.
“Nëna e Biankës duhej ta shihte vetë pasi Bianca i tha familjes së saj se e kishte situatën nën kontroll,” tha burimi i brendshëm. “Kjo ka qenë një mundësi e mrekullueshme për Alexandra-n që të kalojë kohë me Biankën dhe të vlerësojë vetë situatën.”
Mes këtij shqetësimi, nëna nxitoi në një përpjekje për të “shpëtuar” vajzën e saj pasi ajo kishte frikë në lidhje me vazhdimin.
“Tani është një periudhë e rëndësishme dhe Alexandra besonte se do të vinte për të shpëtuar vajzën e saj. Por ky nuk është rasti”, ka treguar më tej burimi. “Kanye ka filluar t’i kthejë gjërat që nga publikimi i ‘Vultures’, në kuptimin që ai nuk do të bëjë kaq shumë sjellje të paqëndrueshme.”