
Nëna e Chrissy Teigenit bëhet shtetase amerikane
26 tetor 2018
| 10:58
Chrissy Teigen është krenare që më në fund nëna e saj është bërë shtetase e Amerikës. Chrissy hyri në rrjetin social në “Twitter” për t’i ndarë pamjet nga ceremonia e nënshtetësisë së nënës së saj.
Në video, nëna e saj, Vilailuck Teigen, e reciton premtimin e besnikërisë duke mbajtur në duar mbesën, Luna Stephens.