Nëna e deputetes s’ka shtetësi
26 shtator 2020
| 21:03
Vajzën e ka deputete në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, por vetë nuk posedon shtetësi të këtij vendi.
Zonja Zifa Sadiku, nëna e deputetes së koalicionit AAA-ASH, Safije Sadiku, ëshë shpërngulur nga Gjilani i Kosovës, në Sllupçan të Kumanovës, në vitin 1970 kur është martuar, shkruan gazeta LAJM.
Bashkëshorti dhe tetë fëmijët e saj janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Që nga pavarësia, 71 vjeçarja shqiptare ka aplikuar shumë herë për tu pajisur me nënshtetësi, por një gjë e tillë nuk i është mundësuar, ndonëse në këtë vend jeton prej gjysëm shekulli.
https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/vb.1337350972976433/351196502697457/?type=2&theater
https://www.facebook.com/103127348133403/posts/149454036834067/?extid=YvXxCLMEioVNga1X&d=n