Nëna e dëshmorëve Rukë Haradinaj sot shënon përvjetorin e lindjes
06 maj 2023
| 16:59
Nëna e katër djemve gjeneralë, e që dy prej tyre tash janë dëshmorë, Luani dhe Shkëlzen Haradinaj, Ruke Haradinaj, sot shënon përvjetorin e lindjës.
E në përvjetorin e lindjes, Nënë Rukën e ka uruar vëllai i saj, gjenerali Lahi Brahimaj.
“Liria erdhi me çmim shumë të lartë. Luani mori rrugën e përjetësisë, sot njëzetegjashtë vjet më parë, pikërisht në ditëlindjen e motrës Ruke. Dhembja dhe malli për të dashurit që nuk janë më, nuk shuhet kurrë. Ne jetojmë çdo ditë me kujtimin dhe heroizmin e tyre. Kjo na mbajti të fortë si atëherë, ashtu dhe sot”, ka shkruar Brahimaj në profilin e vet në “Facebook”.