Nëna e detyroi të zhvishej lakuriq 22-vjeçaja zbulon se “burri i saj” ishte…
Një 22-vjeçare ka mësuar se “burri” i saj prej dhjetë muajsh është në fakt një grua, pavarësisht se çifti ka qenë shumë herë në momente intime. Gruaja indoneziane, e quajtur NA, 22 vjeçe, po padit ish-partnerin e saj, pasi nuk i kishte treguar që ishte grua. Ata janë njohur përmes një aplikacioni ku gjithsecili mund të rezervojë takime me të panjohur dhe janë takuar për herë të parë, para disa muajsh.
Pasi filluan një lidhje në internet, ata u takuan personalisht dhe Ahnaf erdhi për të qëndruar me NA për një javë dhe e ndihmoi atë të kujdesej për prindërit e saj të sëmurë. Por katër muaj pas martesës së tyre, familja e vajzës filloi të dyshonte për bashkëshortin.
Ahnaf nuk e prezantoi kurrë familjen ‘e tij’ dhe dukej se gënjente kur thoshte se ishte një mjek. Nëna e NA-së gjithashtu pohon se Ahnaf nuk i hiqte kurrë rrobat ‘e tij’ dhe madje lahej me rroba kur të tjerët ishin në shtëpi.
Kur gruaja evidentoi gjoksin e Ahnaf, ‘ai’ u përgjigj se ishte një problem hormonal. Më vonë nëna, kërkoi që ‘ai’ të zhvishej për të provuar se ai ishte me të vërtetë burrë dhe në atë moment, Ahnaf zbuloi se ai ishte grua e quajtur Erayani, e cila kishte gënjyer për gjithçka, përfshirë edhe profesionin.