Nëna e dy fëmijëve vritet nga rrufeja në plazh
16 nëntor 2023
| 08:20
Një grua, nënë e dy fëmijëve, u vra nga rrufeja në plazhin Boquilla në Cartagena, Kolumbi.
Fatkeqja Froilanis Maireth Rivas Román ra në tokë menjëherë sapo u godit nga rrufeja.
Në të njëjtën kohë, një dëshmitar okular ka regjistruar çastin e frikshëm. Gruaja 34-vjeçare është parë duke ecur përgjatë vijës bregdetare, në pamjet që tregojnë një rrufe të madhe që e godet atë.
Pranë saj ishte një polic i cili duket i tronditur nga zhurma e rrufesë, por pa e parë gruan.
Një tjetër pushues bie në rërë i tronditur dhe më pas vrapon për ta ndihmuar gruan që vdiq në vend nga goditja elektrike.