Nëna e Hashim Thaçit në Infektivë, kjo është gjendja e saj

28 dhjetor 2020 | 17:45

Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi, Hyra Thaçi, është shtrirë gjatë ditëve të fundit në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas infektimit me virusin Covid-19.

Për shkak të infektimit me këtë virus, gjendja e saj shëndetësore ishte rënduar, andaj edhe i është dashur trajtim mjekësor.

Nga Zyra për Informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kanë thënë për Express, se gjendja e saj momentalisht është stabile.

Ata kanë bërë me dije se ajo është me oksigjeno-terapi.

“QKUK ju konfirmon se nëna e ish-presidentit është duke u trajtuar në Klinikën Infektive. Sipas stafit mjekësor që është duke u marrë me trajtimin e saj, për momentin ka gjendje stabile edhe pse është në asistim me oksigjeno-terapi”, kanë thënë nga QKUK-ja për “Express”.

Nëna e ish-presidentit Thaçi gjatë këtij viti ka mbushur 83 vjet.

Thaçi ka më shumë se një muaj që po mbahet në Hagë. Ai është dërguar atje pas akuzave për krime lufte, të ngritura prej Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka ka përfunduar në qendër të kritikave pas një…