
NËNA E HEROIT TË KOMBIT AFRIM ZHITIA, VENDOSË LULE MBI VARRIN E HEROIT TË KOMBIT FADIL VATA
Më 25 Prill 2025, në 35 vjetorin e ndarjes nga jeta të atdhetarit e patriotit te madh, ish- të burgosurit politik, Sekretarit Politik të Komitetit Drejtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës, të pavdekshmit Fadil Vata, në vendindjen e Tij, në Sallagrazhdë, aty ku i pushojnë eshtrat, u mbajt ceremoni përkujtimore!
Pika kulmore e nderimit te kujtimit te pavdekshëm të Heroit të Kombit Fadil Vata, ishte kur Nëna Qamile, Nëna e Shokut e Bashkëveprimtarit të Tij, Heroit të Kombit Afrim Zhitia, e shoqëruar nga djali i saj Naim Zhitia dhe nga Kryetari i Klubit Politik”Afrim Zhitia” Ragip Shala, vëndosi lule të freskëta mbi varrin e shokut të djalit të saj!
Në moshën 84 vjeçare,Nëna e Sekretarit Organizativ dhe U. D. Sekretarit Politik Afrim Zhitia, vendosë lule mbi varrin birit të popullit, Heroit të Kombit Fadil Vata!
Ky eveniment, është e do të jetë, faqe e lavdishme e historisë së pooullit shqiptar!
Lavdi e perjetshme Heroit te Kombit Fadil Vata!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 25 Prill 2025!