Nëna e ish-presidentit Thaçi e shtrirë në Infektivë nga Covid-19

27 dhjetor 2020 | 19:00

Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi, Hyra Thaçi, është shtrirë gjatë ditëve të fundit në Klinikën Infektive në QKUK. Ajo thuhet se është infektuar me COVID-19 dhe se gjendja e saj shëndetësore është stabile.

Nënës së ish-presidentit Hashim Thaçi, Hyra Thaçit, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore së fundmi, raporton Gazeta Express.

Ajo ka kërkuar trajtim shëndetësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht në Klinikën Infektive.

Nga Infektiva është thënë për Express se nëna e ish-presidentit është e shtrirë momentalisht në klinikë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Infektologët në këtë klinikë thonë se gjendja e saj është stabile, sikurse edhe e pacientëve tjerë.

Ata bëjnë të ditur se Hyra Thaçi është infektuar me COVID-19, prandaj edhe ka kërkuar trajtim mjekësorë në Klinikën Infektive.

Ndërsa, nga Klinika Emergjente i kanë thënë gazetës se gjendja e saj është rënduar edhe për shkak të moshës që ka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i ri i skuadrës së Gjilanit, Bylbyl Sokoli, e…