Nëna e kryeministrit e përballon me sukses një ndërhyrje kirurgjike

26 gusht 2018 | 14:37

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar nënë e tij e cila është duke u trajtuar në sanatoriumin e Tiranës ku ka përfunduar me sukses një ndërhyrje kirurgjike.

Me këtë rast Haradinaj ka thënë se çdoherë nëna e tij ka rrezatuar tek të tjerët fuqi të jashtëzakonshme njerëzore edhe përkundër jetës së saj përplot vështirësi.

“Sot e vizitova nanën Rukë në spital, ku pati një ndërhyrje kirurgjike, që e përballoi me sukses. Mirënjohës personelit shembullor mjekësor të sanatoriumit të Tiranës. Nana Rukë barte forcën e madhe për ta përballuar edhe këtë sfidë. Çdoherë ka rrezatuar tek ne fuqi të jashtëzakonshme njerëzore edhe përkundër jetës së saj përplot vështirësi. Gjithmonë pranë teje, nanë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i partisë Alternativa, Ilir Deda, ka thënë se mungesa…