Nëna e Kushtrimit: Veç sa s’na ka dalë shpirti, s’kemi hak as hile me askënd
Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokolla, janë tre të arrestuarit për vrasjen e Liridona Ademajt.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për të tre të pandehurit.
IndeksOnline ka qëndruar sot te familja e Kushtrimit, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovë, ku nëna e tij tejet në gjendje të rëndë ka thënë se veq shpirti sa nuk u ka dalë.
‘’S’kemi çka me folë. Veç sa s’na ka dalë shpirti. Jem pa hak as pa hile. Naimin e kam djalë të vëllait. Unë trauma kom. S’kemi hak as hile me askënd. Ai (Garaniti) mos paftë dritë, dritë mos paftë. Pse na e banë këtahen kështu’, ka thënë nëna e Kushtrimit në gjendje të rënduar.
Sipas gjykatës, Naim Murseli dyshohet për veprën penale ‘Vrasje e rëndë në bashkëkryerje‘, Granit Plava për veprën penale ‘Vrasje e rëndë‘ dhe veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve‘ dhe i pandehuri Kushtrim Kokolla për shkak të veprës penale ‘Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë‘.