Nëna e Mbappes: Djali im gjithmonë ka ëndërruar të luajë për Real Madridin
19 korrik 2024
| 12:53
Nëna e Kylian Mbappe, ka thënë se ka qenë gjithmonë ëndrra e djalit të tij të luajë në Real Madrid.
Kujtojmë se francezi ka zbarkuar në fillim të kësaj jave në stadiumin “Santiago Bernabeu” pasi ka nënshkruar një marrëveshje me klubin këtë verë nga Paris Saint-Germain (PSG).
Në një bisedë me “Le Parisien”, nëna e Mbappes ka thënë se djali i tij ishte në kontakt prej kohësh me presidentin e Real Madrid, Florentino Perez.