Nëna e motrave Hadid shkëlqen në Milano
23 shkurt 2020
| 14:07
Ajo ndjek hap pas hapi shkëlqimin e karrierës së dy vajzave të famshme, Gigi dhe Bella Hadid. E sigurisht që Yolanda Hadid është një nënë krenare për arritjet e të bijave si dhe të djalit të saj, Anwar.
56-vjeçarja është parë të shtunë në Milano, gjatë javës së modës. Ish-ylli i “Real Houseëives of Beverly Hills” mbante veshur një kostum shumëngjyrësh që e nxirrte mjaft elegante dhe i tregonte bukur belin e hollë.
Vjehrra e këngëtares së famshme, Dua Lipa, kishte zgjedhur gjithashtu një pallto me kuadrate dhe ngjyra të ndryshme të vjeshtës.