![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/8AFA9A43-B6AF-47D7-9A35-E48A4445EAF1.jpeg)
Nëna e Rasim Kiçinës i thotë presidentit: Lutna që të të ruajë gjaku i dëshmorëve
01 korrik 2020
| 20:21
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar familjen e heroit të kombit Rasim Kiçina.
Njoftimin për këtë vizitë të presidentit në Baicë të Drenasit e ka bërë këshilltari i tij, Ismail Syla.
Syla në ‘Facebook’ ka treguar edhe për lutjen e nënës së heroit për presidentin.
Shkrimi i Sylës:
“Lutna që të të ruajë gjaku i dëshmorëve. Ty të kemi djalin tonë!” – i ka thënë presidentit Thaçi nëna e heroit Rasim Kiçina, me rastin e vizitës në familjen Kiçina në Baicë të Drenasit.