Nëna e Rita Orës bën fli me saç në Ulqin (foto)
03 gusht 2018
| 23:12
Vera, nëna e këngëtares së famshme, Rita Ora, është duke shijuar pushimet në Mal të Zi.
Ditën e premte ajo e ka shijuar duke bërë fli me saç në afërsi të lumit Buna në Ulqin.
Në një postim në Instagram, Vera ka falënderuar fqinjët që i kanë ofruar oborrin me qëllim që ajo të bënte flitë me saç, derisa u ka bërë thirrje ndjekësve të saj që “t’ia shikojnë rendet e flisë”.
Në këtë postim ajo ka sqaruar se flija është ushqim tradicional i shqiptarëve, transmeton Koha.net.