Nëna e Rita Orës bën joga në kopsht
Nëna e Rita Orës, Vera, pavarësisht se ka kaluar pesë dekada jetë, linjën e trupit po e mban bukur me ushtrimet fizike dhe bërje të jogës në kopshtin e shtëpisë së vet.
Doktoresha Vera shfaqi teknikën mbresëlënëse derisa shtrihej në një tapetë gome, shkruan “DailyMail”.
Nëna e tre fëmijëve shfaqi fizikun e pabesueshëm në një palë streçe të ngushta dhe një bluzë të bardhë. Vera qartë e shfrytëzoi këtë ditë të bukur me diell, pak kohë pasi ajo u kthye nga vija e parë e frontit, në NHS, për ta rifilluar punën e saj.
Profesionistja e kujdesit shëndetësor është një psikiatre dhe ish-mjeke e përgjithshme, e cila tregoi se në këta muaj po shërbente në repartin e Aksidenteve dhe Emergjencave, për shkak të fluksit që këto reparte kanë me pacientët me koronavirus.
(B. D.: “Epoka e re”)