Nëna e Rita Orës është lodhur duke e parë vajzën të zhveshur

01 nëntor 2018 | 17:02

Rita Ora vazhdimisht po tregon se nuk e ka problem të zhveshët para aparatit fotorgafik.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora po e bën krenare nënën e saj me suksese mirëpo atë po e bezdis duke pozuar shpesh komplet e zhveshur, shkruan lajmi.net.

Së fundmi ajo pozoi për revistën ‘’Clash’’ kompet nudo me disa dorëza të kuqe dhe duket tejet seksi.

Andaj në Episodin e Ri të “ Celebrity Juice”, një nga pyetjet e moderatorit Keith Lemon ishte, nëse është e vërtetë që mama e saj është lodhur duke e parë të zhveshur gjithë kohën dhe përgjigja e Ritës ka qenë mjaft e sinqertë.

“Është e vërtetë. Ajo thotë: A do mësohesh ndonjëherë dhe unë i përgjigjem: Mendoj se është pak vonë për këtë’’, tha ndër të tjera Rita Ora.

Duhet kujtuar se Rita shpesh pozon nudo edhe para pasqyrës, imazhe të cilat edhe pse nuk janë bërë për ndonjë kopertinë balline, bëjnë bujë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Flamurtarit, Alban Shillova vazhdon të jetë i pari…