Nëna e Ronaldos nuk dëshiron që djali i saj të martohet me Georginen kjo është arsyeja
Sipas burimeve të afërta me familjen e Ronaldos, nëna e tij, beson se modelja e lindur në Argjentinë ka motive ekonomike për të shkuar në altar.
“Ylli” portugez duket shumë i lumtur me Georginën, me të cilën jeton në Mançester, ku ata jetojnë me Cristiano Juniorin, Evën, Mateon dhe Alanan, vajza e fundin e ardhur në jetë nga marrëdhënia mes tyre.
Modelja është raportuar se po pret propozimin për martesë, por familja e sulmuesit të Manchester United është pengesa kryesore për një martesë të mundshme.
Një burim i afërt me Cristiano Ronaldon thotë se Aveiro beson se çifti nuk duhet të martohet pasi synimi i Georginës është të përfitojë nga paratë e djalit të saj. Me sa duket, fëmijët e saj të tjerë mendojnë të njëjtën gjë, që do të thotë se kundërshtimi brenda familjes është i fortë.
Dolores kohët e fundit tha se ajo shkon mirë me Georginën dhe se e vlerëson mbështetjen që i jep Cristiano Ronaldos. Koha do të tregojë nëse sulmuesi i United e dëgjon ose jo nënën e tij.