Nëna e sëmurë vendos foto të së bijës në “Times Square”: Dilni me të, dua ta shoh nuse para se të vdes
06 janar 2022
| 08:19
Një nënë e sëmurë me kancer është pikasur ndërsa ngjiste afishe me foton e vajzës së saj në “Times Square” për të cilën kërkon një djalë që të dalë me të në takim.
Beth Davies u diagnostikua me kancer në gji për herë të parë në vitin 2004 dhe u trajtua me kimioterapi, por në qershor të vitit 2020 mjekët e informuar se në trup i ishin zhvilluar metastaza të cilat i kishin prekur dhe kockat.
Tani, 61-vjeçarja nga Bostoni po kërkon të shikojë vajzën e saj Molly në altar para se të jetë tepër vonë, dhe do të sigurohet se po e lë atë në duar të mira.
Javën e kaluar, një poster i madh u shfaq në kryqëzimin e famshëm të Nju Jorkut, me një foto të vajzës së saj 30-vjeçare Molly dhe një adresë e profilit të saj.