Nëna e tij u gjet e pajetë nga fqinjët, bamirësi Hoxholli mesazh Pirro Dhimës

01 tetor 2021 | 15:08

Nëna e peshëngritësit Pirro Dhima u gjet sot e pajetë në banesën e saj. Për këtë rast, ka reaguar bamirësi Ilir Hoxholli, i cili i është drejtuar me një mesazh atletit.

Hoxholli i shkruan Pirro Dhimës se edhe pse e ka mohuar gjithnjë kombësinë, duke u deklaruar grek, të paktën, të ëmën nuk duhet ta kishte harruar, pasi ishte ajo që e bëri “kampion”.

“Hej “Kampion” nena ajo qe te rriti, vdiq, e gjeten komshinjtë. Sot është dita fiks, një Tetor, dita te moshuarve. E kishe për turp te quheshe shqiptar ‘kampion’ por nënën, nënën mos e harro, se te mbajti ne bark 9 muaj, te dha qumësht, te beri te forte ‘kampion’, qumështi dhe sakrificat e saja te bën ky qe je sot. E di pse shkruaj ta për ty ‘kampion’ qe te kuptojmë ne te tjerët se si nuk duhet te jemi ne jete ‘kampion’.

Se jeta nuk është medalje, fame, e te besh moral, kur nënën tende e ke harruar. E gjeten komshinjtë te dekompozuar, mbase sa dite me pare ka vdekur, mbase një gote ujë do te dëshironte ne fund. Iku shpëtoi ajo nene dhe shume te tjera nga kampionet e televizioneve, nga medaljet, dekoratat, nga hipokritet qe nenat e tyre i kane nxjerre nga shtëpitë”, ka shkruar Hoxholli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë…