NËNA E TRE DËSHMORËVE

29 qershor 2022 | 10:10

Lulëzim Etemaj

(Naxhijes, nënës së dëshmorëve Mentor, Menderes e Menhend Dervishaj)

Dhe u ul afër tre djemëve

Rreshtuar në arkivole

Pas plumbave që kishin marrë në beteja

Dhe nisi t‘u këndoi këngë zemre

Si të ishte duke i përkundur në djepa!

Pa i shkuar këngës në fund

U shtri qetë e qetë pranë tyre

Për ta bërë një sy gjumë të lehtë së bashku

Si puhizë lirie!

Lugut të Drinit tashmë i shndëriste plisi maje koke!

(MENTOR DERVISHAJ, në foto poshtë, e ka sot 24-vjetorin e rënies heroike në vijën e parë të frontit në fshatin Hade. Me këtë rast po e postoj këtë poezi timen kushtuar nënës së tij si dhe të dy vëllezërve të tjerë dëshmorë.)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendresa Latifi shpall te pavlefshme deftesen e shkollë fillore “Bedri…