NËNA E UÇK-SË, NËNË STANA E NDEZ FLAKADANIN E JANARIT NË GJILAN
Flaka e Janarit në Gjilan, në mbrëmjen e 11 Janarit 2025, ka shënuar një ngjarje të madhe kombëtare, luftarake çlirimtare, kulturore e shkencore shqiptare!
Në ora 19:00, doli triumfale në ballkonin e Teatrit të Qytetit në Gjilan, Nëna e UÇK-së, Nëna Stana Gashi, e shoqëruar dhe e mbajtur për krahu nga Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni dhe nga djali i saj, luftëtari i lirisë, ushtari e komandanti i UÇK-së Fatmir Gashi!
Nënë Stana me pishën e ndezur në dorën e saj të shenjtë, me atë dorë që i ka përshendetur mbi 300 ushtarë nga Shtatori i vitit 1998 e deri sa u çlirua Kosova në Qershor të vitit 1999, e ndezi Flakën e Janarit, e ndriqoi errësirën mbi qiellin shqiptar!
Nëna heroinë, sololesha shqiptare katolike, Nëna Stnana Gashi, Nëna e UÇK-së, i dha flakë nga zemra e saj e madhe sa një mal, Flakës së Janarit të kombit shqiptar, në Gjilanin e lirë nga thundrra shekullore pushtuese serbe!
Nëna e UÇK-së, me daljen e sj triumfale, e bëri edhe më historik ballkonin e Teatrit të Qytetit të Gjilanit!
Ajo në dorë me pishën e saj flakë, ndezi Flakadanin tradicional të Janarit, dhe për një çast ndriqoi qiell e tokë, ndriqoi tokën të cilën të parët e saj e kanë larë me gjak për ta ruajtur të lirë e të pavaruar, dhe për të cilën djemt e saj, ushtarë të UÇK-së, luftuan përkrah qindra dhe mijëra vëllezërve të tyre në radhët e UÇK-së, për ta parë Kosovën të lirë e të çliruar nga vargojt e Serbisë pushtuese!
Historia na mëson se flakadani i madh gjigand, luftarak e çlirimtar, që ndizej nga Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Malin e famshëm të Tumenishtit, dhe që paralajmëronte sulmin e kordinuar e të furishëm në çadrat pushtuese të Sulltanit rreth e rrotull Kështjellës së çelikt e të pamposhtur të Krujës së papërkulur, ku komandonte Komandanti lavdimadh Vrana Konti, i cili në shenjë përgjigjje dhe komunikimi të kodit luftarak skenderbegian, në shenjë përgjigjje e ndizte në pirgun historik të Kalasë, dhe Ai nga mali e Ky me garden krutane nga brenda kazermës të çerdhes titanike zulmëmadhe, bashkë, shpartallonin kordonet e ushtrisë pushtuese osmane, dhe shënonin sukseset e mëdha e të njëpasnjëshme luftarake në log të mejdanit, të bëma që i ndriqonte flaka e luftës dhe mbante shënim dhe shkruante bota euroatlantike për luftën heroike dhe mbrojtëse të qytetrimit europërndimor të fotosit të maleve Skenderbeu, i cili në fund të jetës së Tij, Janarin e shëndrroi në muaj të shënuar në historinë e popullit shqiptar,sepse mbylli sytë përgjithmonë më 17 Janar 1468!
Nënë Stana e UÇK-së, është Nëna e parë dhe e vetme shqiptare katolike që e dhezë Flakën e Janarit në Gjilan!
Për këtë Flakadan të 11 Janarit 2025, që i dha flakë Nënëmadhja Stana Gashi, do të shkruajë historia e popullit shqiptar, memoria kombëtare do ta mbajë gjatë shumë gjatë në sirtarët e saj!
Nënë Stana Gashi, është Nënë Tereza e UÇK-së!
Nënë Stana, Kjo shqiptare e madhe mitike dhe vepra e Saj biblike në shërbim të UÇK-së, do të shkruhen me shkronja ari në historinë e luftës së armatosur çlirimtare të Kosovës kundër Serbisë pushtuese!
Nëna Stanë, duke e ndezur Flakën e Janarit, ndriqoi në zemra e në shtat të të rënëve dhe të pavdekshmëve që e kanë dhënë jetën, të patriotëve e atdhetarëve, invalidëve e veteranëve, familjeve të dëshmorë, dhe të gjithë atyre që për Kombe e për Atdhe, ishin të gatshëm me dhënë jetën si me le!
Flaka e madh historike e Flakadanit, që u shpërnda në natën e 11 Janrit 2025 në Gjilan, me shkëlqim të madh, rreth e rrotull ndriqoi në shtatoret e Strategut legjendar Idriz Seferi, Heroit të Kuvendit të Prizrenit, Tribunit të Kombit Ramiz Cernica, të Heronjëve e Dëshmorëve të Kombit, Mulla Idrizi, Kadri Zeka, Rexhep Malaj, Nuhi Berisha, Agaim Ramadani e bustet e të pavdekshmëve të tjerë, në sheshin e Kryeqytetit të Anamoravës!
Fealeminderit Nëna e UÇK-së, Nënë Stana!
Nderimet për Ty do të vazhdojnë, nuk do të ndalen!
Lavdi Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 11 Janar 2025!