
NËNA FATIME I PATI TË DENUAR ME 62 VITE BURG FËMIJET E SAJ DHE E KISHTE SHTËPINË KAZERMË TË USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE
24 mars 2025
| 21:20
Me nderime të mëdha u varros Nëna Fatime Xhemaili!
Nëna Fatime i ka pasur tërë femijët e saj të përfshirë në luftën për liri të Kosovës nga Serbia pushtuese!
Ushëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar Ali Ahmeti, në fjalën e Tij në Akademinë Komemortive në nderim të Nënë Fatimes, e deklaroi se shtëpia e Nënë Fatimes në Komogllavë të Ferizajt, gjatë kohës që zhvillohej lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ishte kazermë e madhe ushtarake e luftës për liri!
Ndërkaq djali i saj Bajrush Xhemaili, që u nda i fundit nga Nënë Fatimja, prane varrit, e deklaroi se ne femijët e saj, ishim të denuar me gjithesej 62 vite burg nga Serbia pushtuese!
Lavdi e përjetshme Nënës Fatime Xhemaili!🇦🇱🙏
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 24 Mars 2025!