Nëna gati sa nuk vdiq pasi djali i saj nuk dinte matematikë
12 nëntor 2019
| 11:15
Mediat në Azi kanë raportuar se një grua gati sa nuk vdiq pasi djali i saj nuk mundi të bënte një korrigjim matematikor pas provave të shumta.
Sipas raportimeve të gazetës në gjuhën kineze me qendër në Malajzi, “Sin Chew Daily”, gruaja 36-vjeçare jeton në provincën Hubei dhe ka një djalë që ndjek klasën e tretë.
Kjo ndodhi në fillim të nëntorit, kur ajo po ndihmonte djalin në detyrat e shtëpisë. Djali nuk arriti të përgjigjej saktë disa herë, gjë që acaroi gruan. Sipas raportimeve, ajo thirri burrin pasi kishte vështirësi në frymëmarrje dhe më pas u dërgua në spital.