Nëna ime ka pritur katër orë për ta marrë vaksinën kundër Covidit

14 maj 2021 | 09:50

Që nga mëngjesi i sotëm para sallës “1 tetori” në Prishtinë është krijuar tollovi e madhe nga personat që po presin për ta marrë vaksinën kundër Covidit.

Aty ka dalë edhe Policia e Kosovës për të mbajtur rend, kurse për situatën e krijuar aty ka reaguar edhe ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Citaku.

Ajo ka bërë me dije se edhe nëna e saj ka pritur për ta marrë vaksinën kundër Covidit rreth katër orë.

Krejt këtë situatë ajo e ka quajtur të tmerrshme, pasi që të moshuarit po detyrohen të presin në këmbë me orë të tëra.

“Nana pardje ka pritë rreth katër orë për vaksinë.  Sot rradhët qenkan edhe më të mëdha.  E tmerrshme dhe e dhimbshme me i pa të moshuarit duke pritë në këmbë me orë të tëra.  Nuk kemi nevojë me e zbulu rrotën, dhe nuk është marre me kërku ndihmë. Të gjitha vendet përreth janë shumë përpara nesh me vaksinim, kishim mujtë me ju kërku modelin e sistemimit dhe vaksinimit”, ka shkruar Citaku./Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. Anthony Fauci, shefi i sëmundjeve infektive në SHBA, është…