Nëna ka pritur të të përcjell dhëndër, por tani po të përcjell në përjetësi
Izmi Zeka
Edhe pse vitet ikin luftëtarët mbetën rruga e vetme që ndriçuan rrugën për çlirim kombëtar.
I brumosur në atdhedashuri dhe i pajisur me njohuri të luftës guerile Bajram Bahtiri bëhet urë nëpër të cilën do të kaloj e gjithë përpjekja për bashkimin kombëtar.
Sot më datën 8 shkurt kur po mbushen 35 vjet nga përballja me tiranët dhe policin e egër në Prishtinë ra heroikisht tribuni dhe djaloshi që kishte vetëm një qëllim: Çlirimin e tokave arbërore.
Bajram Bahtiri apo koha kur një Jugosllavi luftonte rininë djaloshare mbetet dëshmori që pak kohë pas rënies së Rexhepi dhe Nuhiut bie në fushën e nderit. Pas rënies së bajrami nëna e ti thotë”
“Biro, nëna ka pritur të të përcjell dhëndër, por tani po të përcjell në përjetësi. Bajram bir, lotët që po derdhim, janë lot të krenarisë, sepse ti e nderove familjen dhe kombin që iu përkushtove. Hallall të qoftë gjiri që të dhashë!”.
Sot Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për idealin e tij,këmbënguljen e tij dhe njerëz qa para vetës kanë një rrugë që ka emrin bashkim dhe integrim duke harmonizuar idealin me zhvillimin.