Nëna lind në autobus, udhëtime falas për vogëlushen deri në moshën 18-vjeçare
17 maj 2019
| 11:22
Gjatë udhëtimit me autobus nga Barcelona në Bruksel, një grua solli një vajzë të shëndetshme në botë. Gruas i erdhën dhimbjet e lindjes derisa po udhëtonte për t’i vizituar pjesëtarët e familjes.
Pasi lindi fëmijën në autobus gruaja u dërgua menjëherë në spital. Si nëna ashtu edhe foshnja ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Kjo është hera e parë në historinë e FlixBus që një foshnje lind në autobus, ndaj vajza do të udhëtojë falas në FlixBus derisa të mbushë 18 vjeç.