Nëna më e guximshme në botë nxjerr fotot duke ushqyer të birin
02 mars 2020
| 15:36
Ajo është gjithmonë e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Një grua e suksesshme që së fundmi ia ka dedikuar të gjithë kohën djalit të saj.
Modelja Ashley Graham ndan herë pas here imazhe nga përditshmëria e saj dhe nuk ka turp të tregojnë defektet apo problemet që ka.
Së fundmi 32-vjeçarja ka publikuar disa foto ku tregon se e ushqen të birin me gji, duke dhënë një mesazh për të gjitha gratë.
Veç kësaj, ajo ka rrëfyer se ka pasur raste kur është detyruar që ta ndërrojë djalin e saj në mes të një dyqani, pasi nuk po gjente banjë.