Nëna me katër fëmijë gjenden të vdekur në shtëpi, mister rrethanat e ngjarjes
26 dhjetor 2023
| 08:49
Trupat e pesë personave u gjetën në mbrëmjen e Krishtlindjeve në një apartament në Meaux në Francën veriore.
Hetuesit kanë hapur një hetim për vrasje me dashje, siç konfirmoi prokurori Jean-Baptiste Bladier.
Sipas medieve lokale, viktimat janë një grua dhe katër fëmijët e saj.
I dyshuari kryesor është babai, një 33-vjeçar.
Hetimet iu besuan policisë gjyqësore të Versajës.
Ndërkohë raportohet se policia është në kërkim të babait 33-vjeçar i cili është në arrati.