Nëna nga Mitrovica rrethon foshnjën me injeksionet që i përdori për ta ruajtur shtatzëninë
23 qershor 2021
| 12:42
Një mjek nga Mitrovica është befasuar pas vizitës që atij ia ka bërë një nënë bashkë me foshnjën e saj.
Nëna që kishte lindur fëmijën e saj në javën e 35-të të shtatzënisë, i ka treguar doktorit Ismail Lutolli, se fëmija është në gjendje të mirë, pavarësisht një shtatzënie të vështirë dhe një lindje të parakohshme.
Mjeku që e ka përcjellë shtatzëninë e kësaj zonje, ka publikuar një fotografi në të cilën shihet e porsalinduri i rrethuar me një pjesë të injeksioneve që ajo i ka marrë për ta ruajtur shtatzëninë.
Lutolli ka bërë një postim duke treguar në këtë rast, forcën dhe sakrificën e një nëne për sjellë në jetë foshnjën e saj.