Nëna që largimin e rejes nga shtëpia e vuajti më shumë se vdekjen e djalit
Kanë kaluar 23 vjet që nga humbja e djalit në luftë, por Elife Muhadini, ende nuk po mund të pajtohet me vdekjen e tij. Me lot në sy, ajo kujton kohën kur e përcolli në frontin e luftës.
“Si nanë, unë nuk e kam ditur deri vonë, por kur e kam pa që erdh një hov me ushtarë, edhe e pash veshë në tesha të ushtrisë, “o Hajriz” i thash a qeshtu a, the po shkoj të Zaferi me pi çaj e koke vesh ushtar, më tha “nanë, duhet për popull tim, për tokë””, rrëfen mes lotësh Elifja.
I thash veç për hajr të qoftë, Allahu të ndihmoftë, Zoti në hajër të qoftë.
I mori shokët, dolën dhe ecën. Am vështirë më, nuk di çka të them. Ma mërzi më nuk di çka të them.
Më shumë se humbjen e djalit, Elife Muhadini, e vuajti largimin e nusës së tij nga shtëpia.
Kunati tha çka je t’u ba, i thash që t’u ndejt. Tha hajde po shkojmë, ku e ke Hajrizin, i thash në luftë. Tha hajde shkojmë se nijta që e kanë plagu pak. Ai ish kanë i mbytur krejt, po unë nuk e kisha ditë. Hypëm në traktor, nami do të familjes së ngushtë dhe po shkojmë.
Ece, shiko këndej, shiko andej se ku po e shoh në rrugë të plagosur, kur shkuam në një shtëpi në Petrovë, hymë, plotë njerëz e plotë ushtarë, kur hymë, ai ishte i mbuluar me një qebe dhe i mbytur. Aty s’kam ditë mo çka me ba, jam aftu e kam përqafë dhe kam dalë jashtë.
Kur erdhëm të shtëpia, u çel e pame, ndejti tani nusja edhe 2-3 javë ditë, tani erdhën vëllëzrit e saj e morën. valla kur u dalë nusja, sikur atë natë kur është mbytë djali jam mërzitë, ish mërzi shumë e madhe. Nuk po kish njeriu çka me ba”, rrëfen Elifja.
Ndonëse dha një djalë për atdhe, 80-vjeçarja nuk besoi asnjëherë që do të arrijë ta përjetojë lirinë që Kosova e gëzon sot. /atvlive