Nëna Salë, simbol i 122 nënave të tjera!

06 korrik 2022 | 11:37

Të gjitha nënat pa dyshim kanë ndjenjën se diçka është duke ndodhë ose do t’i ndodhë fëmiut!

Pa asnjë arsye të dukshme, rrahjet e zemrës u rriten, ndihen në ankth dhe kanë një nyjë n ‘fyt e stomak. Edhe pse ndjenja e nënës vjen nga asgjëja dhe nuk ka shpjegim, vetë nëna e din se ajo ka të drejtë, sepse kjo është pjesë e instinktit të NËNËS!

Keni dëgjuar kur NËNAT janë larg fëmijëve, dhe shprehen kështu; nuk po ndihem rehat, nuk kam dëshirë me besua këtë t ‘keqe, por ja që këto ndjenja më përshkojnë tërë trupin!…..

Instinkti i NËNËS buron nga afshi i madh për fëmijën e barkut, dhe shfaqet atëherë kur NËNA nuk është me fëmiun.

Pa mundësia e komunikimit për t’u siguruar që gjithçka është në rregull, kur ajo vuan nga ky instrikti si parandjenjë, nuk e ndalon dot të mendojë diçka, vetëm trishtueshëm!

Mungesa e këtyre kushteve për NËNAT e shqiptarëve që u vranë në armatën e ish Jugosllavisë ishte dhembje e shpirtit për nënën dhe familjen, ishte një tërmet kataklizëm, sepse tmerri i tyre për djemtë ushtar në atë armatën gjakpirëse kalonte të gjitha barrierat e të keqes.

Kështu në vazhdimësi dhe natyrshëm, nuk ndalet dot instikti i NËNËS, ai vazhdon edhe me të tjera gjëra të trishta, në rreth vicioz!

Këto parandjenja të NËNËS shqiptare për bijtë e tyre, kur ata ishin në këtë shërbim t’huaj, ishin të përgjithshme dhe pa dallim!

Edhe NËNA SALË u përpëlit si pa kokë, me këto ndjenja, përpara se të dëgjoj për vrasjen makabre të Azizit, në datën 3 shtator 1987, në garnizonin e Paraqinit! Instikti përbindësh i rrokullisur tinëz, u rrokullis botërisht në shpirtin e madh të kësaj NËNE!

Si të gjitha NËNAT e tjera që i humbën djemtë në armatën e pistë Jugosllave, edhe NËNA SALË u deshtë të mbahet dhe të përcjell djalin në amshim!

Hapu varr për mua e jo për tim bir është klithje në kor e të gjitha NËNAVE që varrosën djemtë e tyre! Ëndrrat e nënave për nuse, dasmë, nipër e mbesa u varrosën atë ditë, kur mbetën pa djem!

Kishte edhe të tjerë, që lanë jetimë e nuse pa burra! Asnjëra NËNË nuk kishte dashtë të e besoj më të keqen por ja që 122 NËNAT e të gjithë vëllezërve të Azizit, u zhuritën me këtë zjarr e dhembje të shpirtit!

Sot më 04.07.2022, pushoj së rrahuri edhe zemra NËNËS SALË, sot u lirua kjo NËNË, nga dhembja për të birin, sot pushoj instikti i kësaj NËNE t ‘madhe!

35 vjet jetë, pa Azizin dhe të gjithë Azizat e tjerë është një histori e dhimbshme edhe për NËNËN SALË!

Ndjesë pastë!

Dt:05.07.2022

Hamdi Rafuna

Vdes nëna e Aziz Kelmendit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurodeputeti katalunas, Jordi Sole, ka dhënë një fjalim të fuqishëm…