‘Nëna Shefkije meriton mirënjohje të përjetshme për kontributin dhe sakrificën dhënë në çlirimin e vendit’
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se me dhimbje e pikëllim ka marrë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të heroinës, nënës së heroit kombëtar, Fehmi Lladrovci, përkatësisht vjehrrës së Xhevë Lladrovcit dhe nënës së mikut të tij Ramiz Lladrovci.
“Nëna Shefkije e baca Tush rritën e edukuan me përkushtim e sakrificë djemtë e tyre të cilët i dolën zot atdheut në kohërat më të vështira”.
“Ajo si shumë nëna tjera shqiptare meriton mirënjohje të përjetshme për kontributin dhe sakrificën dhënë në çlirimin e vendit”.
“Për të gjitha veprat e saj jetësore lutemi që zoti ta shpërblejë në botën tjetër.
Ngushëllime kryetarit Ramiz Ladrovci dhe familjes së gjerë Lladrovci”, ka shkruar kryetari Jashari.
(Q.R / Epoka e re)