Nëna sjell në jetë foshnjën që peshon mbi 6 kg
01 nëntor 2021
| 11:34
Një nënë ka sjellë në jetë një foshnje që peshon më shumë se 6 kg.
Cherral Mitchell, 31 vjeç, kishte nevojë për dy mami për të lindur beben e saj, pasi peshonte 6.7 kg.
Mediet e huaja kanë shkruar se besohet se ky fëmijë të jetë i porsalinduri i tretë më i madh ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.
Për këtë arsye, ai është quajtur si “Baby Hippo” dhe “Butter Bean”. Nëna e bebes, e cila ka tre fëmijë të tjerë, ka thënë: “Ne nuk mendonim se ai do të ishte kaq i madh”.