Nenad Canak e shan me nënë Sheshelin në emision ‘live’, e quan derr dhe kriminel lufte

02 shkurt 2021 | 13:12

Kryetari i socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Canak, në emisionin e mëngjesit në “Tv Happy” ka zgjedhur fjalët më të rënda për të fyer Vojsllav Sheshelin.

Këto fjalë të Canakut kanë ardhur si rezultat i një emisioni të një dite më parë pasi Cedmor Jovanoviq ishte detyruar që ta lëshojë studion shkaku i përplasjes me Sheshelin.

Canaku e ka quajtur Sheshelin derr dhe kriminel lufte, derisa nuk ka ngurruar që ta shajë edhe me nënë.

Në mes të fyerjeve të Canakut është përpjekur që të ndërhyjë edhe autori i emisionit, Milomir Maric, duke folur për sukseset akademike të Sheshelit, megjithatë një gjë e tillë nuk e ka ndalur Canakun për të vazhduar sulmet.

Maric ka vazhduar ta provokonte duke e pyetur nëse Shesheli ishte më i zgjuar se ai, kështu që Canak është përgjigjur edhe më ashpër.

“Ai është një kafshë, i frustruar seksualisht, sepse është i çmendur”, ka thënë Canaku.

Ai gjithashtu ka thënë se dyshohet që Vuk Drashkoviqi e kishte pyetur Sheshelin se si mund të gënjejë kaq shumë, derisa Shesheli sipas Canakut ishte përgjigjur: “Derisa ka një milion analfabetë në Serbi, unë nuk duhet të shqetësohem për të ardhmen time”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka treguar arsyet e…