Nenad Gjuriqi dënohet me kusht për mosdeklarim të pasurisë

03 mars 2023 | 16:25

Ish-drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në veri të Mitrovicës, Nenad Gjuriq, është dënuar të premten me 1 mijë euro gjobë dhe 4 muaj burgim me kusht nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Arsyeja e dënimit ka qenë mos deklarimi i saktë pasurinë për vitin 2020.

Në aktgjykim parashihet edhe dënim plotësues, të cilit i ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, në kohëzgjatje prej dy vitesh, raporton “Betimit për Drejtësi”.

Ish-drejtori i policisë në seancën e 1 marsit të këtij viti kishte pranuar fajësinë se i deklaroi mbi 4 mijë euro më pak nga paga vjetore.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 20 shtator 2022 ka ngritur aktakuzë kundër Nenad Gjuriq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është…