Nenad Rashiq emërohet ministër për Komunitete dhe Kthim
01 dhjetor 2022
| 10:18
Kryeministri Albin Kurti ka emëruar sot Nenad Rashiqin ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
“Kryeministri Kurti e uroi z. Rashiq për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës”, theksohet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.