Nënat janë arsyeja që ne jetojmë!
10 maj 2020
| 17:46
Anekënd botës sot festohet Dita e Nënës.
Me këtë rast, lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se ai me shumë dëshirë i bashkohet urimit më të mirë dhe më të sinqertë për nënat tona.
“T’i duan edhe më tepër ata që kanë fatin t’i kanë ato, kurse ne që nuk i kemi më, t’i kujtojmë me mall. Nënat janë arsyeja që ne jetojmë!”, ka shkruar Pacolli.
(M.Q / Epoka e re)