Nëndega e PDK-së në Finlandë mban Kuvendin Zgjedhor
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se sot u mbajt Kuvendi Zgjedhor i nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës në Turku të Finlandës.
Reçica, ka bërë të ditur se në këtë mbledhje kryetar u zgjodh Sadri Selimi dhe kryesia prej 13 anëtarëve.
Tutje shtoi se angazhimi i pandalshëm për shtrirjen e PDK-së në Mërgatë, dëshmon përkushtimin e partisë për të ruajtur lidhjet me mërgatën.
Postimi i plotë:
U mbajt Kuvendi Zgjedhor i nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës në Turku të Finlandës.
Me këtë rast, kryetar u zgjodh Sadri Selimi dhe po ashtu kryesia prej 13 anëtarëve.
Puna dhe angazhimi i pandalshëm për shtrirjen e PDK-së në Mërgatë, dëshmon përkushtimin e partisë për të ruajtur lidhjet me mërgatën dhe për të angazhuar aktivisht anëtarët e saj kudo që ndodhen në përfaqësimin sa më dinjitoz në jetën politike të Kosovës.