Nëndega e PDK-së në ‘Velani’ zotohet për ndryshim
Burhan Pajaziti zgjedhet kryetar i PDK-së në Velani
Dekada e Re, në lagjen Velania, ka gjetur shtrirje dhe përkrahje me anëtarësi të gjerë të gatshme të përcjell te çdo familje vizionin e liderit Kadri Veseli dhe Partisë Demokratike të Kosovës, për një kryeqytet metropol.
Nëndega e PDK-së në Velani do të ketë po ashtu mision të përcjell zgjidhjet që ofron PDK për kryeqytetin si dhe shqetësimet për ngrohjen, gjelbërimin, sigurinë dhe çështjet tjera jetike për këtë lagje të Prishtinës.
Konstituimi i kësaj nëndege është dëshmi për angazhimin e anëtarëve të PDK-së për të sensibilizuar qytetarët se Velania meriton më shumë kujdes, më shumë përkushtim dhe punë për mirëqenien e qytetarëve.
Anëtarët e nëndegës në Velani dhe organet e dala nga ky konstituim, u zotuan se do të angazhohen për një lagje më ndryshe, lagje si i ka hije kryeqytetit, me Dekadën e re, me besim e zhvillim.