Nëndega e PDK-së në Zürich zgjeron shtabin zgjedhor, kjo është arsyeja

01 dhjetor 2024 | 00:21

Nëndega e PDK-së në Zürich në mbledhjen e mbajtur ditën e shtunë, ka vendosur të zgjeroj shtabin zgjedhor me anëtarë të rinj. Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj nëndege, Shaip Kadrijaj, i cili njëherit është edhe sekretar i përgjithshëm i degës së PDK-së në Zvicër.

Kadriaj ka bërë të ditur se pas volumit të madh të punëve, dhe me qëllim të mbarëvajtjes sa më mirë të procesit për aplikim dhe regjistrim të mërgimtarëve dhe aktivitete të ndryshme në teren, nëndega e PDK-së në Zürich ka vendosur të rris numrin e anëtrëve të rinj në kuadër të shtabit zgjedhor.

Njoftimi i plotë:

Sot u mbajt mbledhja e Shtabit të Nëndegës së PDK-së, Zürich, ku është një shtab shumë aktiv dhe po bën një punë të jashtëzakonshme në terren. Pas një pune voluminoze të Shtabit Zgjedhor të Nëndegës, u vendos të zgjerohet shtabi me anëtarë të rinj për mbarëvajtjen sa më mirë të procesit për aplikim dhe aktivitete të ndryshme.

Kosova mundet ma mirë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës i ka arrestuar tetë të dyshuar dhe…