
Nëndetësja britanike përplaset me mbetjet e Titanikut
10 shkurt 2020
| 11:10
Një nëndetëse e një kompanie britanike u përplas me mbetjet e Titanikut gjatë një ekspedite që ndodhi në mes të vitit të kaluar.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara e dinte për incidentin që nga fillimi dhe e mbajti të fshehur deri këtë vit. Kjo është përplasja e parë me anijen që është bërë publike pasi “eshtrat” e saj u zbuluan më 1985.
Udhëheqësi i ekspeditës, Rob McCallum, pranoi në deklarata për shtypin se zhytja e gjeneratës së ardhshme Triton u përplas me Titanikun në korrik kur “rryma intensive dhe shumë e paparashikueshme” bëri që piloti ta humbasë kontrollin.
Megjithatë, ai vuri në dukje se dëmet ishin të vogla.