Nëndetësja kineze prek fundin e Oqeanit Paqësor

12 nëntor 2020 | 08:25

Një nëndetëse kineze që transportonte tre shkencëtarë arriti të zhytej në fundin e humnerës së Marianës në një thellësi prej afërsisht 11 mijë metrash.

Sipas televizionit shtetëror kinez, “Fendouzhe” theu rekordin kombëtar për zhytjen më të thellë pasi iu deshën më shumë se 4 orë për ta prekur fundin e pikës më të panjohur të Oqeanit Paqësor.

Kjo ekspeditë i ndihmoi eksploratorët kinezë t’i vëzhgonin speciet e panjohura si dhe të pikturonin një hartë.

Rekordi botëror mbahet ende nga eksploratori amerikan Victor Vescovo i cili u zhyt në humnerën e Marianës në maj të 2019-s.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në orën 10:00.…