Nënë e 4 vajzave, njihuni me Larissa Pereira gruan e Roberto Firminos

07 mars 2023 | 14:18

Lajm i trishtë për tifozët e Liverpool: Roberto Firmino do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Futbollisti vendosi të mos rinovojë kontratën me skuadrën ku luan që nga viti 2015 për të nisur një fazë të re në karrierën e tij.

Personi i tij më i dashur i ka ndjenjur gjithmonë pranë. Ajo është Larissa Pereira, gruaja e Roberto Firminos.

Larissa ka lindur më 12 dhjetor 1992, ajo është një vit më e re se Roberto. Larissa është një modele e njohur braziliane e specializuar në reklamimin e markave të rrobave të banjës.

Larissa dhe Roberto u takuan në vitin 2013 në një klub nate. Firmino ishte ende duke luajtur për Hoffenheim në atë kohë.

Në vitin 2014, ata filluan të takoheshin dhe më 20 qershor 2017 u martuan në qytetin brazilian të Maceio. Në ceremoninë e martesës morën pjesë Philippe Coutinho dhe Lucas Leiva.

Çifti ka tre vajza, Valentina, Bella dhe Liz. Shumë shpejt Roberto dhe Larisa do të kenë një fëmijë të katërt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sadik Rr. Krasniqi Korçë e dashur e mirësisë Lavërtare e…