NËNË KIE LLADROVCI, MEDALJON I GRUAS TRIME NË KOSOVË DHE PËR TË GJITHË NËNAT SHQIPTARE
Tefta Cami-Cani
Ngushellime të përzemërta familjes e të afërmve dhe gjithë Kosovës për ndërimin e jetës të Nënës trime e të nderuar Kie (Shefkie) ! Qofshin të paharruara emri dhe sakrificat e sajë!
Nënë Kia ishte dhe mbetet një medaljon model për të gjitha nënat trime, heroike e krenare shqiptare!
Kur Ramizi i jep lajmin e hidhur, se Fehmiu e Xheva kanë rënë në luftë me armë në dorë për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit barbar serb, Nënë Kia pergjigjet me guxim e krenari: “Ato ranë në luftë për çlirimin e Kosovës dhe nuk do të qajmë!
Po të mërziteni ju, do të mërzitem edhe unë! Nëse nuk mërziteni ju, nuk do të mërzitem as unë!”
Mesazhi, që ka dhënë Nëna Kie për të gjitha nenat shqiptare është:”Nuk qahen dëshmorët e heronjtë, që bien në fushën e betejës me armë në dorë kundër pushtuesve për lirinë e pavarësine e Atdheut dhe për zgjidhjen e çeshtjes kombëtare, bashkimin kombetare!”
E paharruara, Nëne Kia e sfidoi dhëmbjen për humjen e parakohëshme të birit të saj Fehmiut dhe bashkëshortes e bashkëluftetares së tij, Xheva në moshë të re, duke bërë realitet premtimin e të birit, Fehmiut në intervistën tek BIBISI-a:
Gazetari-A do ta jepje jetën për Kosovën?
Fehmiu: Do ta jepja me dëshirën më të madhe!
Liria e popullit tim është më e madhe dhe më e shtrenjtë se jeta ime!”
Nënë Kia bashkë me qumështin e ëmbël të gjoksit të saj, ashtu si të gjitha nënat shqptare, si mësueset e para, i ushqeu Fehmiut e bijve të saj dashurinë e madhe për Atdheun e Kombin shqiptarë, që të punojnë e luftojnë për çlirimin e shqiptarëve deri në sakrificën e fundit, duke dhënë edhe jetën për çeshtjen kombëtare!
I gjithe populli i Kosovës dhe shqiptarët perkulen me nderim e respekt para aktit heroik të Fehmiut e Xhevës dhe ndihen krenarë për luftën e sakrificat e këtij çifti heronjsh shqptarë të Kosoves heroike e të lavdishme kombëtare, siç ka thënë edhe babai i Fehmiut, Muhameti: “Jam krenarë për birin tim, Fehmiun dhe Xhevën, bashkëshorten e bashkëluftëtaren e tij, që luftuan e ranë në fushën e betejës për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit barbar serb!”
Fehmiu e Xheva ishin bashkëluftëtarë të Adem Jasharit e të Adem Demaçit, si dhe të z.Ali Ameti që gjatë grupeve ilegale, kur hartuan një strategji të qartë për liritë e të drejtat e shqiptarëve, që të ishin të barabarta me të gjithë kombet e kombësitë e tjera në ish-RFSJ e të mos trajtoheshin si popullsi e dores së dytë e të tretë, siç ishin trajtuar deri atëher, si dhe hartuan e bëne projekte e u organizuan deri tek lufta e armatosur per çlirimin e Pavarësinë e Kosovës kreshnike!
Çifti heronj, Fehmi e Xheva Lladovci mbeten një emblemë e kohëve të reja të Shote e Azem Galicës!
Shtrohet pyetja: Klasa politike e Kosovës a po e realizojnë amanetin e tyre: Për ta begatuar e zhvilluar drejt progresit Kosovën e lirë e të pavarur?
A po i mbrojnë kufijtë e Kosovës?
A po i dalin zot shtetit shqiptarë të Kosovës me dinjitet në forumet ndërkombëtare?
Me keqardhje: Klasa politike e Kosovës është e përçarë dhe nuk i kanë mbrojtur trojet e Kosovës, por ia kanë falur një pjesë Maqedonisë dhe një pjesë Malit të Zi.
Tani do të bisedojnë me Serbinë për t’i falur edhe asaj një llokëm të madhe nga trualli e pasuria nëntokësore e ujore të Kosovës.
Këto vendime i marrin në dëm të lirisë e pavarësisë së Kosovës e të popullit shqiptarë, vetëm e vetëm për të ruajtur karriket e pushtetit e pasuritë maramendëse, që kanë vënë, duke grabitur e varfëruar deri në skamje popullin dhe, më kryesorja, pa e kthyer kokën prapa, tek lufta çlirimtare e gjaku i derdhur i 13.500 dëshmorëve e heronjve, të 400 masakrave barbare të serbëve, të 20.000 grave e vajzave, burrave e deri edhe të fëmijëve të përdhunuar!!!
Akte shumë barbare e të pashembullta në historinë e luftrave të kohëve moderne!!!???
Tiranë, 14.06.2020