Nënë për herë të dytë, aktorja e famshme poston pozat e para me të voglën e saj

10 janar 2021 | 12:46

Aktorja e famshme turke, Meryem Uzerli, është bërë nënë për herë të dytë. Ajo, e cila në vendin tonë u bë e njohur me rolin e saj si “Sulltanesha Hyrrem” në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, ka publikuar edhe fotografitë e para me të voglen e saj.

“Dje, 08.01.2021 Më e dashura ime Lily Koi, Lara Jemima, babai dhe unë jemi shumë të lumtur të mirëpresim në familjen tonë. Jemi aq të bekuar dhe të lumtur që u bashkuar me ne”, shkruan aktorja.

Megjithëse e ka ruajtur hermetike jetën e saj private, “Hyrrem” ka folur së fundmi për babanë e fëmijës.

Gjatë një interviste së fundmi, aktorja ka treguar se partneri është amerikan dhe është zhvendosur në Gjermani për të jetuar me të dhe vajzën e saj.

“Nuk jam vetëm. Kam dikë special në jetën time. Ai është amerikan. U zhvendos në Gjermani për mua dhe Laran”, rrëfeu Meryem.

Nënë për herë të dytë, aktorja e famshme poston

Nënë për herë të dytë, aktorja e famshme poston

Nënë për herë të dytë, aktorja e famshme poston

Nënë për herë të dytë, aktorja e famshme poston

Nënë për herë të dytë, aktorja e famshme poston

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajza më e re e “Për’puthen”, Ledjana, ka marrë menjëherë…