Nënë për herë të parë, Dulce Maria zbulon gjininë e fëmijës
16 shtator 2020
| 11:28
Pak kohë më parë aktorja e njohur Dulce Maria bëri me dije se është në pritje të një fëmije.
Ndërkohë së fundmi, aktorja ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës. Aktorja 34-vjeçare ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet me partnerin e saj dhe të dy të lumtur zbulojnë se do të bëhen me një vajzë.